Ramazan Ndreu rikthehet aty ku e nisi, për Kastriotin e Superiores

Kastrioti nuk humbet kohë dhe zyrtarizon trajnerin. Në fakt kishte ditë që përflitej për një rikthim të Ramazan Ndreut, ish-lojtarit dhe ish-trajnerit për dekada të krutanëve, por që ka eksperienca edhe në skuadra të tjera të njohura të elitës sonë.

Sipas “KrujaSport”, Ndreu sot ka marrë zyrtarisht drejtimin e skuadrës së Kastriotit me synimin e vetëm që ta rikthejë atë në elitën e futbollit shqiptar. Kujtojmë që në sezonin e shkuar, Ndreu ishte drejtor teknik në radhët e skuadrës së Kukësit, ndërsa edhe për një javë trajner.

Pikërisht pas ndeshjes me Kastriotin, Ndreu ndërpreu marrëdhëniet me kuksianët, ndërsa nga sot do të jetë trajneri i skuadrës krutane.

 E.S./Vipsport.al/