Ramadani: Sot në mëngjes e mora vesh që do isha titullar, nuk mendova për të shënuar

Pas ndeshjes, autori i golit të dytë Ylber Ramadani në një prononcim për RTSH, u shpreh i lumtur për golin e parë me fanellën e kuqezinjve teksa shtoi se në mëngjes e kishte marrë vesh se do të ishte titullar.

“Jam shumë i kënaqur, falenderoj stafin, lojtarët e tjerë dhe publikun. Të gjithë na ndihmuan për golin, të realizoj golin as në ëndërr se kisha imagjinuar. Sot në mëngjes e mora vesh që do luaja titullar, më tha trajneri a isha gati. Mendoj se ndihem mirë me skemën, kisha siguri, trajneri më tha luaj si di vetë”.

Momenti i golit

“Të them të drejtën mora topin për të qarkulluar por pashë hapësirën dhe godita. Do shkoj fillimisht me pushime, më pas për merkato mendon menaxheri”, tha Ramadani.