Ra pista e Mançesterit, Perisiç kërkohet nga “Hirushja” e Premier Ligës

Mançester Junajtid ka shfaqur interes serioz në merkatot e fundit për mesfushorin kroat të Interit, Ivan Perisiç dhe këtë verë u duk se Interi do ta linte të largohej por duke e përfshirë në një operacion shkëmbimi. Zikaltërit shpresonin që të paguanin 30 milionë euro dhe Perisiçin për të siguruar shërbimet e Lukakut por ky i fundit refuzoi kalimin në Milano.

Kjo ka bërë që edhe Junajtid ta ketë të vështirë rrugën për te Perisiç. Sakaq, në garë ka hyrë një tjetër skuadër nga Premier Liga dhe tashmë bëhet fjalë për Leisterin. Skuadra që çuditi botën pak vite më parë duke fituar titullin kampion në Angli, synon të sigurojë shërbimet e kroatit në verë.

Sakaq, përveç Perisiçit pritet që në verë të largohet edhe Danilo D’Ambrosio, për të cilin Interi do të studiojë ofertat e mundshme. Sakaq, në korrik pritet që të rinovojë Lautaro Martinez dhe të ketë një klauzolë të lartë largimi. /Erjon Allaraj-VipSport.al/