Qose: E prisja me padurim debutimin, kam oferta por nuk shkoj në Serinë A

Kristi Qose arriti të debutonte dje me fanellën e Kombëtares në fitoren që Shqipëria arriti të merrte ndaj Moldavisë me rezultatin 2-0. Mesfushori që aktivizohet në Sllovaki me Ruzomberok ka dhënë një intervistë për mediat në përfundim të ndeshjes ku ka folur për debutimin e tij dhe njëkohësisht për merkaton e verës.

“Atmosfera ishte shumë mirë dhe tifozët në stadium super. Mendoj se bëmë një lojë të bukur dhe kemi besim duke shpresuar në kualifikim.

Debutimi? E kam pritur me padurim dhe nuk kam pasur problem. Kam pasur gjithmonë durim dhe n ekipe. Më dha shansin trajneri dhe shkoi mirë. Trajneri donte një lojtar më shumë mbrojtës dhe prandaj më futi mua por shpresoj të shkoj në një kampionat më të fortë.

Pres menaxherin pasi kam 2 oferta dhe asgjë zyrtare. Ende nuk është hapur dritarja e transferime. Është e vështirë nga kampionati sllovak të shkoj në Serinë A por shpresoj në Slloveni apo Kroaci”, tha Qose. /Erjon Allaraj-VipSport.al/