“Punuam shumë por nuk e mbajtëm dot”, klubi njofton largimin e trajnerit Benitez

Rafael Benitez nuk do të jetë më trajneri i Njukasëllit dhe këtë e ka konfirmuar vetë klubi i Premier Ligës në një postim në sajtin e klubit. Trajneri spanjoll që duket se besimi te ai është i madh për shkak se i kanë ofruar rinovimin, ka vendosur ta mbyllë këtu aventurën angleze dhe të shohë për një të re.

Nga Kina e largët, është Dalian Jifang ajo e cila ka kërkuar shërbimet e trajneri spanjoll duke i ofruar edhe një pagë faraonike. Plot 12 milionë paund në vit, është shifra të cilën Benitez mund të marrë në kampionatin kinez, shifër kjo që ia ka lehtësuar jo pak largimin nga Anglia.

“Me zhgënjim njoftojmë se Rafa Benitez do të largohet nga Njukasëlli pas përfundimit të kontratës në datën 30 qershor. Kemi punuar shumë për të zgjatur kontratën në një periudhë të konsiderueshme por ka qenë e pamundur të gjendej një marrëveshje”, shkruhej në postimin e klubit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/