PSG nuk di të ndalet, firmos kontratën që i sjell rreth 700 milionë euro përfitime

PSG nuk di të ndalet dhe ka bërë goditjen e radhës por këtë herë, jo në merkato. Klubi parisien ka firmosur një kontratë me kompaninë “NIKE” që do të jetë sponsor tashmë dhe do të veshë të gjitha skuadrat e PSG-së, duke përfshirë ekipin e parë, atë të femrave dhe të hendbollit.

Ka qenë vetë klubi parisien që ka komunikuar diçka të tillë, ndërkohë që bëhet fjalë për një kontratë afatgjatë që skadon në vitin 2032 dhe përfitimet që i sjell PSG-së janë të shumta. “NIKE” i ofron klubit parisien rreth 50 milionë euro në sezon, ndërkohë që e llogaritur deri në fund të kontratës, përfitimet janë kolosale.

Sakaq, edhe vetë klubi parisien i sjell përfitime të mëdha kompanisë “NIKE” duke qenë se në të gjithë botën janë shitur më shumë se gjysma e produkteve të PSG-së dhe me sponsor “NIKE”. /Erjon Allaraj-VipSport.al/