Priten edhe 2 goditje, të martën Teuta niset për në fazën përgatitore

Teuta e Durrësit e ka nisur fazën përgatitore ditën e hënë, ndërsa skuadra është stërvitur me dy seanca nga sot. Por, durrsakët të martën do të lënë qytetin bregdetar dhe do të vijojnë me fazën përgatitore në Bansko të Bullgarisë. Nuk është hera e parë që durrsakët preferojnë shtetin bullgar.

Kjo e gjitha sepse ka një klimë të freskët, por edhe kushtet janë mjaft të mira, e madje edhe për të zhvilluar ndeshje miqësore në prag të sfidave të Kupave të Europës.

Ndërkohë në Durrës priten edhe afrimet e tjera, madje nga sa bëhet e ditur, pritet që të ketë edhe dy afrime mjaft cilësore, sidomos në mesfushë dhe një sulmues mjaft cilësorë. Me shumë gjasa, durrsakët do të plotësohen dhe më pas do të udhëtojnë drejt fazës përgatitore.

E.S./Vipsport.al/