Pretendent surprizë për Garet Bejl, destinacioni mund të ‘joshë’ uellsianin

Real Madrid është nga ato klube të cilat e kanë nisur vrullshëm merkaton verore. Klubi ‘Los Blancos’ ka zyrtarizuar deri më tani 5 afrime, ndërsa më të spikaturit janë Hazard, Joviç dhe Mendi. Ndërkohë, tashmë trajneri Zidan ka përgatitur listën e lojtarëve të cilët janë të tepërt në planet e tij dhe klubi duhet të mendojë t’iu gjejë sa më shpejt një sistemim të ri.

Në këtë listë bën pjesë edhe Garet Bejl. Uellsiani tashmë dihet që ka përfunduar jashtë planeve, por sulmuesi nuk pranon të largohet nëse nuk gjen një ekipi i cili t’i përshtatet. Por, së fundmi për lojtarin ka shprehur interes Bajerni i Mynihut. Bavarezët pasi hasën në kundërshtimin e Sitit për Sane, tashmë kanë kthyer vëmendjen nga Bejl për të zëvendësuar Roben dhe Riberi, në krahët e fushës.

Tratativat janë ende në fazën fillestare, megjithatë kjo mund të jetë një mundësi e mirë për Realin, pasi një klub si Bajerni garanton suksese në të ardhmen dhe Bejl mund ta pranonte një eksperiencë në Bundesliga.

/Egi Çabeli-VipSport.al/