Pretekst moskualifikimi në Champions, Arsenali nxjerr në shitje mesfushorin

Nëse ka një emër i cili këtë sezon ka marrë kritika të shumta në organikën e lojtarëve të Arsenalit, atëherë ai është Mesut Ozil. Turko-gjermani nuk ka bindur me paraqitjet e tij, teksa përveç golave dhe asisteve, mesfushori në shumicën e sezonit është dukur i fikur në fushë.

Nga Ozil, pritej të udhëhiqte skuadrën, mirëpo tashmë londinezët kanë vendosur ta hedhin në merkato, teksa shpresojnë të mund të dalin të fituar nga ofertat. Në fakt, Arsenali pasi nuk u kualifikua në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm duhet të sakrifikojë për të balancuar financat dhe në këtë mënyrë kanë nxjerrë në merkato Ozilin.

Megjithatë, e gjithë kjo duket si një pretekst për të shpëtuar nga fantazisti. Ndërsa, Ozil ka edhe një kontratë të majme më ‘The Gunners’, e cila nuk është justifikuar nga 30-vjeçari. Tashmë, Arsenali po pret ofertën e duhur për të larguar Ozil.

/Egi Çabeli-VipSport.al/