Presidenti i Rizesporit: Muriqi do të na mbushë xhepat, por ende nuk ka ardhur një ofertë serioze

Sulmuesi Vedat Muriqi ka qenë një ndër lojtarët më të dalluar të këtij sezoni në Superligën turke. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, aktivizohet me fanellën e Rizesporit, teksa në 36 ndeshje të kampionatit realizoi 17 gola, ndërsa koleksionoi edhe 8 asiste.

Ndërkohë, që u rendit edhe i dyti në listën e golashënuesve. Dhe duke parë statistikat, sulmuesi ka përfunduar në radarët e disa klubeve, teksa Fenerbahçe, Gallatasaraj apo edhe nga jashtë Turqisë kanë shprehur interesimin për Muriqin.

Sulmuesi duket i prirur të qëndrojë në kampionatin turk teksa është ambientuar tashmë, ndërkohë që presidenti i klubit të Rizesporit, Hasan Kartal, është shprehur se nga Muriqi do të përfitojnë shumë. “ Vedat Muriqi do të na kënaqë, por për të ende nuk ka ardhur një ofertë serioze”, tha presidenti. Nga shitja e Muriqit klubi i Rizesporit mund të përfitojë deri në 3.5 milionë euro.