Presidenti i PSG ndryshon strategji: Nuk dua më yje, afrojmë futbollistë me mentalitet

Klubi i PSG këto vitet e fundit është kthyer në një faktor në merkato teksa ka shpenzuar shuma marramendëse për të transferuar në Francë yjet më të mëdhenj europianë. Duke filluar nga Nejmar, Di Maria, Kavani dhe Mbape.

Mirëpo, pavarësisht yjeve në skuadër parisienët ia kanë dalë të triumfojnë vetëm në kampionat, teksa Liga e Kampionëve mund të konsiderohet një dështim. Ndërkohë, shpeshherë mes grupit të futbollistëve ka pasur edhe përplasje duke ndikuar më pas në rezultatet e fushës. Në një intervistë për France Football, presidenti Al Kelaifi duket se ka ndeshura strategjinë në merkato, ndërsa tashmë lojtarët do të përzgjidhen më me shumë kujdes.

“ Nuk dua më shumë yje, në kuptimin negativ të fjalës”, tha presidenti. Duke nënkuptuar se tani e tutje do të afrohen më shumë futbollistë të cilët të vihen në dispozicion të ekipit. Ndërkohë, Al Kelaifi shtoi drejtori i rikthyer Leonardo do të bëjë blerje të mëdha me futbollist që kanë mentalitet të jashtëzakonshëm.

/Egi Çabeli-VipSport.al/