PREMIER LIGA/ Hidhet shorti për sezonin e ri, nis me përballje gjigandësh, tmerr për Totenhemin

Premier Liga do të ngrejë siparin e sezonit 2019-2020 në datën 9 gusht me ndeshjen hapëse mes Liverpulit dhe Noruiçit duke filluar nga ora 20:00, ndërkohë që të shtunën e datës 10 gusht do të luhen të tjera ndeshje. Ditën e sotme është hedhur shorti për kalendarin e sezonit të ardhshëm ku që në javën e parë ka një superndeshje.

Të dielën e datës 11 gusht, do të luhet takimi mes Mançester Junajtidit dhe Çelsit, i vlefshëm për javën e parë të Premier Ligës ndërkohë që Mançester Siti e nis sezonin e ri në transfertën delikate të Uest Hemit. Arsenali debuton në sezonin e ri ndaj Njukasëllit në transfertë ndërkohë që një kalendar ferri ka Totenhemi.

Të besuarit e Poçetinos e nisin kampionatin në shtëpi ndaj Aston Vilës ndërkohë që në javën e dytë dhe të katërt do të luajë në transferta ndaj Mançester Sitit dhe Arsenalit. Derbi i parë i Mançesterit do të luhet në javën e parë të dhjetorit ndërkohë që Mançester Junajtid-Liverpul luhet në mesin e tetorit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/