Policisë nuk i mjaftojnë provat kundër Nejmar, kërkon të konfiskohet telefoni i modeles

Modelja që akuzoi pak javë më parë Nejmarin për përdhunim, Najila Trindade duket se nuk është fort e bindur në akuzat ku ka ngritur dhe disa herë është lënë në rrugë nga avokatët. Ajo kishte premtuar se ka një video, te e cila zbulohet e gjithë skena dhe që mund të fundosë yllin brazilian Nejmar.

Megjithatë, Najila ende nuk e ka dorëzuar në polici videon që pretendohet të ketë. Kjo ka bërë që organet kompetente të lëshojnë një urdhër ku kërkohet që të sekuestrohet telefoni i Najilas pasi në këtë mënyrë mund të zbulohet edhe e vërteta për akuzat e ngritura nga modelja. Sakaq, Nejmar nga ana tjetër pretendon se gjithçka është një shpifje dhe se vetë modelja kishte kërkuar që në mbrëmjen e 15 majit të shkonte me të.

Pritet që në ditët në vijim të ketë edhe të tjera hetime ndërkohë që vetë modelja Najila nuk ka shkuar në banesën e saj gjatë kohëve të fundit, duke shmangur kështu jo pak kontrollin e policisë apo edhe ndonjë takim me Nejmarin. /Erjon Allaraj-VipSport.al/