Pogba lëshon sinjalin e radhës: Është koha për një sfidë të re

Pol Pogba është çdo ditë në qendër të vëmendjes, teksa futbollisti largohet gjithnjë e më shumë nga Mançester Junajtid. Reali i Madridit, me trajnerin Zidan po këmbëngulin për mesfushorin, i cili do të ishte ‘galaktiku’ i radhës në këtë merkato për ‘Los Blancos’.

Sakaq, nga ana tjetër është ish-klubi i Pogba, Juventusi. Me bardhezinjtë francezi ka kaluar momente fantastike dhe ishte pikërisht koha e kaluar në Torino, që e shndërroi në një fenomen. Megjithatë, vetë Pogba nuk jep asnjë indicie se ku mund ta vazhdojë karrierën, pasi lamtumira nga ‘Old Trafford’ duket e sigurt me 26-vjeçarin që është shprehur se është koha e duhur për një eksperiencë të re.

“ Kam kaluar 3 vite në Mançester, kam kaluar mirë, ndërsa si të gjithë kam pasur momente të këqija dhe të mira. Ky ishte sezoni më i mirë për mua, mendoj se kjo mund të jetë koha e duhur për të provuar një sfidë të re diku tjetër”, tha Pogba.

/Egi Çabeli-VipSport.al/