Pogba ka shumë shpenzime, Reali hedh sytë nga mesfushori i Napolit

Trajneri i Realit, Zinedin Zidan po kërkon një përforcim për repartin e mesfushës. Francezi ëndërron të trajnojë patriotin e tij Pogba, por klubi i Mançester Junajtid nuk bën lëshime dhe pas shpenzimeve të deritanishme ‘Los Blancos’ nuk mund t’i lejojnë vetes të paguajnë një tjetër shumë marramendëse.

Në këtë formë, madrilenët kanë hedhur sytë nga mesfushori i Napolit, Fabian Ruiz. Spanjolli ka shkëlqyer në paraqitjet në sezonin e kaluar, ndërsa tashmë është pjesë e kampionatit europian me të rinjtë e Spanjës, ku janë evidentuar edhe më shumë cilësitë e  tij.

Megjithatë, sërish nuk do të jetë e lehtë për t’u bindur klubi napolitan dhe trajneri Ançeloti të cilët e shohin mesfushorin të rëndësishëm në projektin e sezonit të ardhshëm. Ndërkaq, edhe nëse tratativat fillojnë, presidenti De Laurentis nuk pranon të ulet në bisedime për një shifër më të ulët se 60 milionë.

/Egi Çabeli-VipSport.al/