Po afron afati i fundit, dy titullarë drejt padisë për Luftëtarin

Luftëtari këtë sezon nuk është treguar korrekt me lojtarët titullarë, të cilët janë ende në pritje të pagave të pa marra. Nga sa bëhet e ditur, ata nuk kanë ndërmend që të presin gjatë drejtuesit. Pasi duket se këtë sezon premtimet e tyre nuk kanë fund…

Nga sa bëhet e ditur, Behar Ramadani por edhe Donald Rapo kanë lënë si afat për marrjen e pagave datën 10 qershor. Për këtë kanë vënë në dijenie he klubin. Në rast të kundërt ata kanë menduar që të drejtën e tyre ta kërkojnë në rrugë ligjore.

Madje, pritet që të kërkojnë në DHZK rrogat e pa marra, por edhe lirimin nga kontrata që kanë me skuadrën bluzi për sezonin tjetër. Për t’u theksuar se të dy lojtarët kanë oferta nga disa skuadra të njohura të Superiores sonë…

E.S./Vipsport.al/