Platini merr frymë lirisht, ish-presidenti i UEFA-s fiton lirinë në orët e para të mëngjesit

Ditën e djeshme, një nga lajmet më të bujshme ishte arrestimi i ish-presidentit të UEFA-s Mishel Platini. Ndalimi i francezit kishte të bënte me përcaktimin e zhvillimit në Katar, teksa pretendohet se ish-presidenti ka favorizuar në mënyrë të parregullt Katarin. Megjithatë, në orët e para të mëngjesit, Platini është lënë i lirë.

Në një prononcimi, ish-futbollisti i Kombëtares së Francës dhe Juventusit, u shpreh se investigatorët e kishin pyetur jo vetëm për Botërorin në Katar por edhe Euro 2016 dhe Kupën e Botës 2018, ndërkohë që Platini se kjo situatë i dhemb shumë. “ Të dhemb shumë kjo situatë, për gjithçka që mendoj dhe çdo gjë që kam bërë. Të dhemb, megjithatë ata bënë punën e tyre dhe ne u munduam t’i përgjigjeshim të gjitha pyetjeve”, tha Platini.

Ndërkohë, Platini po hetohet edhe për një drekë misterioze në atë kohë së bashku me ish-presidentin e Francës, Nikola Sarkozi me Emirin e Katarit dhe ministrin e jashtëm të Katarit, pak çaste para se të akordohej Katari si mikpritësi i Kupës së botës në vitin 2022. Ndërkaq, avokati i Platinisë ka mohuar të gjitha akuzat, teksa është shprehur se klienti i tij është i pafajshëm nga të gjitha akuzat.

/Egi Çabeli-VipSport.al/