Plan i ri i Milanit, Maldini do të zgjedhë mbrojtësit ndërsa Boban mesfushorët

Milani kërkon të kthehet përsëri sa më parë te sukseset dhe te prania në elitën e futbollit europian dhe për këtë arsye i ka besuar një projekt të ri entuziazmues dyshes Maldini-Boban, të cilët me sa duket kanë filluar të ideojnë mënyrën se si do të veprojnë në merkato.

“La Gazzetta Dello Sport” raporton se Maldini në rolin e drejtorit teknik dhe Boban, i cili do të emërohet së shpejti në kompetencat e reja në klub, do të kontaktojnë fillimisht me Frederik Masara, për të bindur atë të bëhet drejtori i ri sportiv. më pas, do të niset shqyrtimi i lojtarëve që mund të piketohen për të ardhmen.

Rregulli i “nën 25 vjeç i talentuar” do të jetë baza, por mund të mos aplikohet në disa raste, pasi në pikat kyçe të mesfushës, Milani është gati të shpenzojë më shumë për lojtarë me eksperiencë. Gjithsesi, gazeta insiston se Maldini dhe Boban të paktën kanë ndarë detyrën sa i përket vlerësimit të futbollistëve.

Para se të nënshkruajnë me Milanin, mbrojtësit e rinj duhet të kalojnë “provën” me Maldinin, ndërsa mesfushorët atë me Boban. Të dy njohin mirë rolet përkatëse ndaj do të jenë ata që do të analizojnë të dhënat e futbollistëve para se t’i hapin rrugë drejtorit sportiv për të finalizuar marrëveshjet. /vipsport.al/