Pesë largime, te Laçi është koha e merkatos!

Pas emrave të tillë si Galiç dhe Najdenov, nga Laçi janë larguar sulmuesi senegalez Malik Mane, si dhe dy të rinjtë Jon Mersinaj dhe Enis Çokaj, të cilëve u ka përfunduar huazimi, duke u rikthyer te Lokomotiva e Zagrebit.

Tashmë është koha që skuadra kurbinase të mendojë për merkaton dhe të jetë një ekip më solid për sezonin e ardhshëm, ku natyrisht do të synohet që të vijohet rruga për një paraqitje dinjitoze si dhe për Europën.

Kështu bëhet e ditur, se Laçi do të kërkojë që të bëjë afrime thuajse në të gjitha repartet, mbrojtje, mesfushë e sulm, duke qenë se porta me Selmanin e Salin, dy të rinj mjaft të talentuar është e “blinduar”.

Drejtuesit nuk do të nxitohen në merkato dhe do  të synojnë që të afrojnë lojtarë me kualitete, por edhe të rinj të talentuar që i përshtaten strategjisë së klubit bardhezi vitet e fundit.

Kirian Nabueze u zyrtarizua pak ditë më parë, një sulmues me eksperiencë dhe mjaft cilësorë që kishte luajtur me Dritën e Gjilanit në elitën e Kosovës së fundmi.

E.S./Vipsport.al/