Pesë emra për trajnerin e ri të Çelsit, Alegri i ka refuzuar londinezët

Janë pesë kandidatët për të marrë drejtimin e Çelsit, pas largimit të Mauricio Sarrit. Drejtuesit e klubit londinez po lëvizin për ekipin e sezonit të ri dhe duhet të gjejnë sa më parë trajnerin e ri, ndërkohë që Sarri është shumë pranë Juventusit.

Sipas “Express”, Masimiliano Alegri pëlqehet shumë nga Çelsi, por lajmet e fundit flasin për një refuzim të ish-trajnerit të Juventusit. Frenk Lampard, i konsideruar deri pak ditë më parë si pasuesi i Sarrit, nuk bind, sepse ka shumë pak përvojë.

Kandidat tjerët për t’u ulur në stolin e bluve të Londrës është trajneri i Ajaksit, Erik ten Hag. Po mendohet gjithashtu edhe për Nuno Espirito Santo, aktualisht trajner i Volverhamptonit, Havi Gracia i Uatfordit dhe Stiv Holand, ndihmëstrajner në stafin e kombëtares angleze. / Vipsport.al