Përparim Kabo: Nuk ka çështje Gega, gati të tregoj mesazhet me të dhe Demin

Profesori i njohur Përparim Kabo, insiston se nuk ka asnjë gjë të fshehtë rreth largimit të Skënder Gegës. Në “procesi Sportiv” ai insistoi se ishte thjesht çështje familjare dhe nuk fshihej gjë tjetër.

“Nuk ka çështje Gega, duhet çmitizuar situata, e falënderoj publikisht. Largimi i tij është bërë për motive personale por me kulturën që e karakterizon, çështjet familjare nuk i bën çështje publike.

Ju vë në dispozicion celularin e të gjithë dialogun që kam bërë me Gegën, ka qenë shumë i hapur dhe intelektual. Garantoj bisedën që kam bërë me Gazment Demin i cili më sqaroi për atë që kishte ndodhur. Unë falënderoj që nisur nga ky fakt u ngrit çështja a është i respektuar trajneri, a vlerësohet trajneri,.

Skënderi është larguar dhe e ka shprehur për arsye personale, nëse e keni një intervistë live pas mbarimit të ndeshjes me Kukësin kur i është përmendur familja dhe ka shpërthyer në lot, aty ta shihni”, tha Kabo. /vipsport.al/