Përdorimi i drogës në stadium kthehet në problem, në Angli përfshihet Liverpul e Çelsi

Numri i tifozëve të futbollit në Angli, është në shifra të larta por njëkohësisht edhe i atyre që përdorin drogën ka arritur në shifra realisht të frikshme. Në stadiumet e Anglisë janë të shumtë tifozët të cilët tymosin një cigare hashash e madje arrijnë deri në përdorimin e kokainës, momente këto të kapura disa herë edhe nga kamerat e ndeshjes.

Prestigjiozja britanike “The Sun” ka publikuar një listë me tifozeritë të cilat përdorin më shumë drogë në stadiume dhe bie në sy fakti që përveç skuadrave modeste dhe në ligat inferiore, ka edhe skuadra nga Premier Liga e madje elitare jo vetëm në Angli por edhe në Europë.

Në sezonin e fundit, në Angli është rritur numri i tifozëve të arrestuar për përdorimin e kokainës në ambientet e stadiumit me 10%, ku kryesimin si përdorues më të shumtë të drogës, e mban Kristal Palas me 33%. Pas tyre, renditen skocezët e Sëlltikut me 26% ndërkohë që 15% e konsumojnë nga Çelsi dhe 10% të Liverpulit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/