Për Ferdinand, Lampard është i duhuri për Çelsin: As Guardiola nuk kishte eksperiencë

Rio Ferdinand e njeh mjaft mirë Frenk Lampard. Përveç rivalitetit në Premier League, mes Mançester Junajtid dhe Çelsit, të dy kanë qenë edhe shokë në ekipin e Kombëtares së Anglisë. Ish-mesfushori i Çelsit, tashmë është përfshirë në botën e trajningut, teksa është trajner i Derbit në Championship dhe së fundmi po mendohet se mund të marrë drejtimi  e ish-skuadrës së tij.

Mirëpo, dyshimet e vetme janë në lidhje me eksperiencën e pakët të Lampard si trajner. Por, nuk është i këtij mendimi Ferdinand, i cili shprehet se Lampard është i duhuri pavarësisht eksperiencës, pasi ai e njeh klubin. “ Ai do të ishte zgjedhja perfekte për Çelsin. Njerëzit flasin për eksperiencë, por çfarë eksperience kishte Guardiola kur mori skuadrën e parë të Barcelonës?

Ai kishte trajnuar vetëm fëmijët e klubit. Frenk e njeh klubin dhe lojtarët do ta respektojnë atë. Ai ka treguar përgjegjshmëri edhe te Derbi dhe mund t’i ndryshojë gjërat brenda një sezoni. Do të isha i surprizuar nëse drejtuesit e Çelsit do të kërkonin dikë tjetër”, tha Ferdinand.

/Egi Çabeli-VipSport.al/