Pas festës e kanë radhën lamtumirat, dy lojtarë largohen nga Liverpuli

Të dy ishin në stol gjatë finales së Ligës së Kampioneve dhe të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre në fushën e lojës dhe të dy morën medaljet e fituesit duke festuar me ekipin në fushën e “Wanda Metropolitano”. Por nga sot, Daniel Starrixh dhe Alberto Moreno nuk janë më pjesë e klubit anglez, pasi kanë mbyllur kontrata e tyre me këtë skuadër pasi palët nuk kanë rënë dakord për rinovimin.

Lojtarët nuk kanë pasur më hapësira si në të kaluarën dhe mes palëve u ra bashkërisht dakord në këtë sezon se do të mbyllnin edicionin duke dhënë kontributin e tyre sa herë të ishte e nevojshme, para se të kërkonin një sistemim të ri në verë si futbollistë të lirë. Pasi u mbyllën edhe ceremonitë e festimet për Ligën e Kampioneve, sot Liverpuli dha njoftimin për ndërprerjen e bashkëpunimit me dy lojtarët.

“Gjëja më e rëndësishme që mund t’u themi këtyre dy lojtarëve mbresëlënëse është faleminderit. Pa ata, ne nuk do të ishim skuadra dhe klubi që jemi tani. U uroj të dyve asgjë tjetër veç suksesit dhe lumturisë kudo që t’i çojë rrugëtimi i tyre. Sigurisht që do t’ua ndjejmë mungesën, por mund t’u themi lamtumirë me fjalët më të mira të mundshëm. Djem, largoheni nga këtu di Kampionë Europe”, ishte mesazhi i Klop për të dy lojtarët. /vipsport.al/