Pas afrimeve të fundit në merkato, një futbollist lajmëron ndarjen nga Teuta

Klubi i Teutës e ka nisur vrullshëm merkaton në hyrje teksa ka zyrtarizuar brenda pak ditëve 4 transferime, teksa skuadra ka nisur punën për ndeshjet e turit kualifikues të Ligës së Europës. Megjithatë, në ditën e sotme ka ardhur edhe lajmi se mbrojtësi Esin Hakaj, ka ndërprerë marrëdhënien me bregdetarët. Ka qenë vetë mbrojtësi i majtë që nëpërmjet profilit të tij në ‘Facebook’ ka njoftuar përfundimin e aventurës me ‘Djemtë e Detit’, pas dy viteve.

“Përshëndetje,

Sot zyrtarisht nuk jam më lojtari i Teutës. Dua të falenderoj drejtuesit dhe në veçanti presidentin Edmond Hasanbelliu, tifozët dhe shokët e ekipit për mbështetjen. I uroj suksese ekipit të Teutës. Faleminderit”, ishin fjalët e Hakajt.

Tashmë, 22-vjeçari shkodran është vënë në kërkim të një aventure të re, ndërsa me eksperiencën e grumbulluar do t’i shërbente çdo kujt ekipi në Kategorinë Superiore.

/Egi Çabeli-VipSport.al/