Partizanit i duhet shumë fat, njihuni me kundërshtarët e mundshëm të Championsit

Partizani arriti të rikthehet te titulli kampion pas 26 vitesh duke siguruar në këtë mënyrë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, aty ku duhet të tregojë vlerat jo vetëm për të kaluar fazën dhe për t’u afruar me grupet, por edhe për përfitimet e shumta financiare.

Të kuqtë nuk janë shumë të favorizuar për shkak të koeficientit të ulët duke përfunduar në këtë mënyrë në vazon e dytë të shortit. Në vitet e fundit, kjo është hera e dytë që Partizani luan në kualifikueset e Championsit pasi edhe pak kohë më parë përfitoi nga dënimi i Skënderbeut.

Shorti që do të hidhet në datën 18 qershor në Nion të Zvicrës, do të vërë Partizanin përballë një skuadre të frikshme të paktën në letër. Me shumë fat, Partizani mund të evitojë ekipe gjigande siç janë Sëlltik apo Bate Borisov. Kundërshtarë më të lehtë në letër mund të duken Dundalk, Dudelanzh, ndërkohë që mund të ketë edhe një derbi shqiptar me Shkëndijën e Tetovës. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

more recommended stories