Partizani nuk i ndahet italianëve, të kuqtë pranë akordit me ish-trajnerin e Torinos

Klubi i Partizanit është vënë në kërkim të trajnerit të ri, pas largimit të papritur të trajnerit Skënder Gega. Të kuqtë, do të marrin pjesë në kualifikueset e Champions League dhe në këtë mënyrë nuk duan të humbasim më shumë kohë, pasi skuadra duhet të nisë përgatitjet.

Pas u përfol se në krye të kampionëve të Shqipërisë do të rikthehej italiani, Sormani, tashmë në skenë ka dalë emri i një tjetër tekniku italian. Bëhet fjalë, për Franko Lerda. Lerda, 51-vjeçar ka një eksperiencë të gjatë në rolin e trajnerit, teksa ka drejtuar edhe ekipe të njohura si Peskara, Viçenca, Leçe dhe Torino.

Duket se palët janë shumë pranë akordit, ndërsa trajneri ka qenë edhe në Tiranë. Zyrtarizimi mund të jetë çështje ditësh dhe në këtë formë Partizani, do të ketë pasardhësin e Gegës dhe mund të nisin të qetë përgatitjet për ndeshjet europiane.