Paraqitjet e Manaj bindin klubin spanjoll, e blejnë për ta rikthyer te… Interi

Rei Manaj po bën këtë sezon paraqitje mjaft të mira në kampionatin spanjoll, ku me Albaseten ka arritur të realizojë disa gola me peshë duke bërë që klubi spanjoll të mendojë seriozisht për të. Sipas asaj që raporton “fcinterneës.it”, Manaj do të blihet përfundimisht nga Albasete.

Sulmuesi nga Lushnja mund t’i kushtojë arkave të Albasetes 2.5 milionë euro ndërkohë që zikaltërit kanë ruajtur të drejtën e riblerjes. Mediat italiane raportojnë se Manaj do të jetë nën vëzhgim të vazhdueshëm nga klubi zikaltër duke qenë se kanë besim në aftësitë e tij.

Nëse Manaj arrin të shpërthejë te Albasete dhe i bind drejtuesit e Interit, këta të fundit mund të investojnë për ta rikthyer sërish në “San Siro” aty ku Manaj ka qëndruar një sezon ku edhe ka luajtur në ndeshje zyrtare me ekipin e parë në kohën e Roberto Mançinit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/