Pak ditë më parë e nxori në krahë nga policia, avokati braktis akuzuesen e Nejmar

Danilo García Andrade, avokati i Najila Trindade, modeles braziliane që akuzon Nejmar se e ka dhunuar, ka deklaruar se tërhiqet nga çështja duke braktisur 26-vjeçaren. Sipas tij, Trinidade e akuzon se i ka vjedhur tabletin ku gjendet materiali tjetër që ka regjistruar, videon ku shfaqet Nejmar duke e dhunuar fizikisht.

Najla kishte bërë një kërkim në sistemin e Apple për të kërkuar tabletin që pretendon se i është vjedhur dhe sipas modeles, vendndodhja ishte pikërisht zyra e avokatit. Kaq mjaftoi që marrëdhënia mes të dyve të ndërpritej. “Do të doja shumë që ta kisha atë tablet, pasi aty është prova me një video prej 7 minutash që thotë se ka filmuar. Por është një material që unë as e kam parë dhe as e kam në zotërim deri më sot. Do të më pëlqente shumë ta shihja”, tha avokati.

Ky është avokati i dytë që braktis modelen braziliane. I pari u largua pasi në deklaratat që ajo jepte, kishte mospërputhje faktesh. Ai kishte insistuar që të mos publikohej as video e parë dhe kur modelja e shpërndau, ai vendoi të largohej nga çështja. Andradë, ishte avokati që u punësua më pas dhe mori famë kur pak ditë më parë u shfaq duke mbajtur në krahë 26-vjeçaren të cilës i kishte rënë të fikët në rajonin e policisë. /vipsport.al/