Pa trajner dhe me titullarët pa kontratë, ja lëvizjet e para për sezonin e ri në Shkodër!

Vllaznia duket e ka nisur që të lëvizë dhe është Suad Lici si administrator së bashku me drejtorin teknik turk Engin Firat, ata që janë duke u angazhuar me ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Në fakt, në një vend të zhvilluar, apo për një klub si Vllaznia do të kishte hije që më parë të bënte me dije emrin e trajnerit të ri, Canajn apo kushdo qoftë dhe duhet ë edhe ai të kishte vendimmarrje në lidhje me merkaton.

Megjithatë, në Shkodër besojnë se rruga e ndjekur do t’u rezultojë e suksesshme. Kështu në listën e pëlqimeve janë dy nga lojtarët e Kastriotit të sezonit të shkuar, Herald Marku si dhe Dejan Shehi, i pari mesfushor dhe i dyti në qendër të mbrojtës. Të dy duhet theksuar se kanë eksperiencën e duhur që të përballojnë ndeshje të Superiores.

Por në Shkodër kanë gjetur akordin edhe me dy brazilianë cilësorë dhe këtë e ka pohuare dhe menaxheri Elton Marini që ka qenë i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në Rtsh të dielën në mbrëmje.

E.S./Vipsport.al/