Ofertë surprizë për Riberi, ekipi i sapongjitur në Premier League ëndërron goditjen prestigjioze

Frenk Riberi vendosi këtë sezon pas 12-viteve me Bajernin e Mynihut t’i jepte fund aventurës në Gjermani. Sulmuesi francez arriti mes disa kampionateve në Mynih, të triumfonte edhe një herë në finalen e Ligës së Kampionëve. Ndërkohë, tashmë futbollisti po mendon për një tjetër eksperiencë, e cila duke parë edhe moshën e Riberi mund të rezultojë si e fundit.

Përveç ofertave nga Amerika, apo edhe nga Kina dhe klubet e tjera europiane, së fundmi bëhet e ditur se për lojtarin ka mbërritur edhe një ofertë nga klubi i Shefilld Junajtid në Premier League. Klubi anglez, sapo është ngjitur në elitë dhe tashmë ka hedhur vëmendjen nga merkato për të gjetur përforcimet e duhura. Dhe një ofertë surprizuese klubi ia ka dërguar edhe francezit, sipas asaj që raporton ‘Kicker’.

Nëse Shefilldi do të arrinte të realizonte transferimin e Riberi, atëherë kjo do të ishte një arritje e madhe për klubin edhe nga ana e marketingut, ndërsa do të rrisnin kualitetin e skuadrës. Ndërkaq, mbeten për t’u parë qëllimet e Riberi, nëse francezi do të zgjedhë të qëndrojë në Europë apo të provojë ëndrrën amerikane.

/Egi Çabeli-VipSport.al/