Ofertë surprizë nga klubi anglez për Grizman, alarmohen te Barcelona

Antuan Grizman ka vendosur prej disa kohësh dhe ka bërë zyrtare vendimin e tij për t’u larguar nga Atletiko Madrid. Sulmuesi ka ‘flirtuar’ disa herë me Barcelonën, por dukej se këtë vit do të ishte momenti i duhur për t’u bashkuar me katalanasit. Megjithatë, blaugranët ende nuk kanë bërë një ofertë zyrtare në klubin madrilen, teksa duke ditur dëshirën e futbollistit nuk po nxitohen për të ulur disi vlerën e kartonit të Grizman.

Mirëpo, së fundmi situata është ndërlikuar pas siç raportohet nga Anglia, Mançester Junajtid po kërkon të bëjë një ofertë të minutave të fundit dhe t’u rrëmbejë katalanasve sulmuesin. ‘Djajtë e Kuq’, janë të gatshëm të ofrojnë plot 95 milionë paund, për të kënaqur interesat e Atletiko Madrid.

Ndërkohë, te Barcelona janë alarmuar pasi lojtari iu është premtuar, por oferta e munguar e blaugranëve, mund të rrezikojë të gjithë operacionin, i cili dukej i sigurt, më skenarin që Grizman do të luante në ‘Camp Nou’. Ndërkohë, në hije qëndron edhe PSG, e cila kërkon të përfitojë nëse Grizman nuk i plotësohen kushtet.

/Egi Çabeli-VipSport.al/