Ofertë e majme nga kontinenti aziatik, sulmuesi i Kombëtares përfundon në Kore

Pak ditë më parë, Ahmat Grozni vendosi të linte të lirë sulmuesin Bekim Balaj duke mos ia rinovuar kontratën. Kjo ka bërë që sulmuesi shkodran të mendojë për të ardhmen duke qenë se ka oferta si Kategoria Superiore ashtu edhe nga jashtë por duket e pamundur që të rikthehet në Shqipëri.

Sipas asaj që raporton “Telesport”, Balaj ka marrë një ofertë të majme nga kontinenti aziatik dhe me shumë gjasa do të transferohet në Koreja. Aktualisht nuk bëhet publik emri i klubit dhe oferta e mbërritur te sulmuesi shkodran, megjithatë bëhet fjalë për një kampionat që po investon për të rritur nivelin dhe pagat janë goxha të larta.

Balaj e mbylli kampionatin në Rusi me gola dhe asiste megjithatë nuk mjaftuan që klubi të rinovonte kontratën e tij ashtu siç bëri me Odise Roshin. Mbetet të shihet tashmë nëse sulmuesi i Kombëtares do të pranojë apo jo ofertën nga Koreja e largët. /Erjon Allaraj-VipSport.al/