Nzonzi bojkoton Romën, mesfushori nuk shkon për testet mjekësore por shfaqet në Zvicër

Vazhdojnë situatat e pakuptimta te Roma, e cila është kthyer në një klub ku gjithçka është e mundur, si për shembull edhe t’u humbë një lojtar dhe të mos kenë idenë se ku i ka shkuar. Kjo është situata e çuditshme me të cilën janë përballur verdhekuqtë dje kur mesfushori francez Steven N’znzi nuk është shfaqur për testet e detyrueshme mjekësore.

Lojtari dje ka vendosur të mos udhëtojë drejt Romës dhe në kryeqytet nuk ia kishin idenë pse, apo ku gjendej ai. Në klub dinin vetëm se ishte në Paris dhe nuk kishte hipur në udhëtimin që do ta çonte drejt kryeqytetit italian.

Sot, ai ka marrë avionin, por jo për të shkuar në Itali, por në Zvicër, duke përfunduar në qytetin e Gjenevës. Sigurisht që është një sjellje e papranueshme në futbollin profesionist, pro që tregon edhe më shumë kaosin në radhët e Romës.

Sipas mediave italiane, lojtari është i ndërgjegjshëm që mund të ndëshkohet, por njëkohësisht i vetëdijshëm se kështu Roma mund të përshpejtojë shitjen e tij. Olimpik Lion është interesuar për futbollistin dhe sipas të gjitha gjasave, në ditët në vijim mund të ketë biseda konkrete për transferimin e tij në Francë. /vipsport.al/