Nxehet merkato e Superiores, ofertë hungareze për Jasir Asanin

Titulli kampion i fituar me Partizanin e sigurisht paraqitjet e mira që ka bërë gjatë ktij sezoni, kanë kthyer Jasir Asanin në një emër të lakuar në merkaton e futbollistëve. Fillimisht ishte një klub izraelit që interesohej për sulmuesin anësor të kampionëve të Shqipërisë, ndërsa tani në skenë ka dalë një skuadër hungareze.

Sipas “infOSport.mk”, nënkampionia e Hungarisë, Mol Vidi, ka shfaqur interes për lojtarin dhe është gati që të paguajë për kartonin e tij. Të njëjtat burime tregojnë për një ofertë prej 550 mijë eurosh për kartonin e lojtarit te klubi i Partizanit, ndërsa nuk ka ende një përgjigje sa i përket transfeirmit apo jo të tij.

Mol Vidi luan në Ligën e Europës dhe kërkon të përforcohet sidomos për turet e mëtejshme, pasi mendohet se do të kalojë pa shumë problem malazezët e Zeta. Gjithsesi, përforcimi i mundshëm me Asanin bëhet më shumë në optikën e kampionatit, ku kërkon të luftojë për titullin kampion në edicionin  ardhshëm. /vipsport.al/