Nuk pranoi të bënte foto me tifozen, mbrojtësit të Rumanisë i rrahin të dashurën në stadium

Rumania ka qenë sivjet surpriza në Europianin e 21-vjeçarëve ku pasi mundi Anglinë në kohën shtesë pak ditë më parë, dje barazoi ndaj Francës duke kaluar në turin tjetër. Megjithatë, ky kualifikim është zbehur jo pak për mbrojtësin Kristian Manea i cili është përballur me një situatë aspak të këndshme.

Mbrojtësi rumun ka vrapuar drejt tribunës ku ishte e vendosur e dashura e tij, në mënyrë që të ketë mundësi ta puthë, por para i ka dalë një tjetër vajzë. Ajo ka kërcyer dhe ka kërkuar që të bëjë një foto me mbrojtësin, megjithatë ky i fundit ka refuzuar dhe e ka shtyrë tifozen që kërkoi foto.

Ky veprim i mbrojtësit, nuk është pëlqyer nga të pranishmit që kanë parë skenën dhe duket se inatin e kanë nxjerrë diku tjetër. Mediat rumune raportojnë se dy tifozë kanë rrahur në stadium të dashurën e tij duke e gjakosur ndërkohë që tifozja ka përfunduar në spital. /Erjon Allaraj-VipSport.al/