Njoftoi largimin nga Skënderbeu, lojtarët përshëndesin trajnerin Orges Shehi

Ditën e djeshme në mënyrë surprizë trajneri Orges Shehi njoftoi se do të largohej nga drejtimi i Skënderbeut. Duke përfshirë edhe aventurën e tij si lojtar në Korçë, Shehi do të largohet pas 9 viteve nga skuadra bardhëkuqe.

Trajneri tha se ky ishte një vendim i marrë gjatë ditëve të fundit, ndërsa për më tepër do të flasë në një konferencë për shtyp. Ndërkohë, pas vendimit për të lënë Skënderbeun, disa nga lojtarët korçarë e kanë falënderuar për bashkëpunimin, tashmë ish-trajnerin e tyre Shehi, nëpërmjet rrjetit social të Instagram. ‘Faleminderit profesor.

Mirënjohës për sfidat që kaluam bashkë’, ishin fjalët e Dejvi Bregut. ‘Zoti ta bëftë mbarë kudo që të shkosh profe… Faleminderit për gjithçka’, ishin fjalët që kishte zgjedhur mesfushori Bruno dita. Sakaq, një mesazh falënderimi ka ardhur edhe nga Gripshi, për Orges Shehin.  /Egi Çabeli-VipSport.al/