Njihuni me skuadrat më të “varfra” të Superiores që nuk e njohin fjalën merkato!

Kjo verë duket e varfër për disa ekipe që vitet e shkuara i kanë dhënë tonin merkatos pasi edhe pretendimet e tyre kanë qenë madhore. Natyrisht që jemi në një vit elektoral dhe ka ekipe që mbulohen nga kapitali i bashkive.

Por, ekipe si: Skënderbeu, Flamurtari, Vllaznia apo dhe Luftëtari duket se ende nuk kanë bërë asnjë lëvizje sa i përket merkatos, madje tek ato ka vetëm lojtarë në dalje! Situata duket shqetësuese, ndonëse këtë sezon Superiorja mund ët fillojë në mesin e shtatorit! Nuk mbetet pas tyre edhe Bylisi…ndonëse kanë filluar që të rinovojnë me titullarët e sezonit të shkuar!

Me thuajse gjysmën e ekipeve dhe natyrisht nga ato që kanë bërë “ligjin” në merkato që aktualisht janë në vendnumëro, merkato e këtij sezoni duket shumë e varfër ë Superiore dhe deri më tani kanë lëvizur vetëm 2-3 ekipe. Të tjerat, në pritje…!

E.S./Vipsport.al/