Një tjetër titullar gati të lërë Vllazninë, ja cila skuadër e do në Kosovë

Vllaznia ende nuk po lëviz për sezonin e ri dhe kjo situatë e dy viteve të fundit nuk është parë kurrë, në dekadat e fundit në futbollin shkodran. Të gjithë në Shkodër duan që të ndërtojnë një ekip me ambicie për vitin që vjen, por kjo do të varet shumë edhe nga zgjedhjet elektorale.

Deeri më tani, nga shkodranët janë larguare disa lojtarë që kanë luajtur edhe si titullarë dhe e kanë konfirmuar zyrtarisht divorcin me kuqeblutë dhe bëhet fjalë për Zeqaj e Ignat në mbrojtje, Eziamaka, Bilali e ndonjë tjetër.

Por, duket se është një nga kualitetet e Vllaznisë në vitet e fundit, mesfushori që u natyralizua edhe si mbrojtës në dy sezonet e fundit në Shkodër, Alsid Tafili që ka marrë oferta nga Kosova. E madje është skuadra e Prishtinës dhe trajneri Mirel Josa ai cili e do lojtarin në skuadrën e vet.

E.S./Vipsport.al/