Një tjetër largim nga durrsakët, mesfushorit me tipare sulmuese i ka përfunduar kontrata

Pas Erlis Frashërit e Latif Amadusë, të cilët nuk do të jenë më pjesë e Teutës në vijim duke filluar që nga Kupat e Europës, duket e një tjetër futbollist i huaj nuk kthehet më te durrsakët. Ai është larguar për pushime pranë shtetit të tij, në Senegal ku ka edhe familjen.

Traore, 21-vjeçar ka luajtur si titullar në pjesën më të madhe të sezonit në radhët e skuadrës durrsak,e e madje ka shënuare dhe 3 gola ndonëse e kishte eksperiencën e parë në vendin tonë. Duke qenë se oferta i ka përfunduar, Traore ka vendosur që të ndryshojë destinacion.

Nga sa bëhet e ditur, ai mund të luajë në ndonjë kampionat tjetër të Europës, për të cilën është duke punuar edhe menaxheri i tij dhe e ardhmja mund të jetë në Ukrainë.

E.S./Vipsport.al/