Një tjetër frikë për Brazilin, lojtari i Barcelonës dëmtohet dhe lë fushën në lot

Brazili ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme një miqësore ndaj Hondurasit në kuadër të përgatitjeve për Kupën e Amerikës. 5 herë kampionët e Botës mposhtën lehtësisht kundërshtarët me rezultatin e thellë 7-0, por ajo që ka shqetësuar trajnerin Tite ka qenë dëmtimi i mesfushorit të Barcelonës, Artur.

Futbollisti u detyrua të linte fushën e lojës në minutën e 32, ndërsa për shkak dëmtimi e pati të pamundur për të vazhduar. Artur mori një goditje dhe nga pamjet duket se problemi është serioz, ndërsa doli i transportuar me makinë nga fushë, ndërsa nuk mundi t’i shmangte lotët.

Tashmë, mbetet për t’u parë nga ekzaminimet e detajuara nëse mesfushori do t’ia dalë të jetë pjesë e Kombëtares në kompeticionin që starton pas 4 ditëve. Duket se një mallkim dëmtimesh ka prekur Brazilin, teksa edhe ylli i skuadrës, Nejmar u dëmtua në një miqësore para pak ditëve duke humbur pjesëmarrjen në Kupën e Amerikës.

/Egi Çabeli-VipSport.al/