Një sulmues nigerian nga Superliga e Maqedonisë për Skënderbeun

Skënderbeu gjatë viteve të fundit ka afruar shumë futbollistë, nga tregu vendas dhe ai i huaj, apo dhe shqiptarë nga shtete fqinje. Por nigerianët kanë qenë në modë te korçarët e madje ata testuan edhe tetë lojtarë me ngjyrë para fundit të këtij sezoni.

Por, korçarët kanë gati edhe një sulmues, 21-vjeçar shtatlartë por që tashmë vjen me më shumë eksperiencë. Bëhet fjalë për Xhefri Çarlsin. Ka luajtur që në moshën 18-vjeçare e më pas është huazuar në Kategorinë e Parë te Besa.

Dy vitet e fundit ka luajtur me Rabotniçkin si titullarë në Maqedoninë e Veriut, duke spikatur, e madje në vitin e parë edhe si shënues. Ky i fundit do të jetë një alternativë e mirë për bardhekuqtë në sezonin e ardhshëm.

E.S./Vipsport.al/