Një ndeshje Championsi me prozhektorë, Kosova përgatitet për “finalet” e vogla

Feronikeli si kampion e Kosovës, ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në turin paraeliminator të Ligës së Kampionëve dhe vetëm pak ditë më parë njohu edhe kundërshtarin në këtë tur. Në Nion të Zvicrës u hodh shorti për ndeshjet paraeliminatore dhe Feronikeli do të ketë në gjysmëfinale një ndeshje të lehtë në letër.

Kampionët e Kosovës do të luajnë në datën 25 qershor përballë Linkoln Redit nga Gjibraltari ndërkohë që ndeshje tjetër është ajo mes Santa Kolomës dhe Tre Penes. Zëvendëssekretari i FFK-së, Arianit Ahmeti ka biseduar me zyrtarët e UEFA-s në lidhje me orarin e ndeshjes që fillimisht ishte menduar të luhej pasdite, por si përfundim u vendos të luhet në orën 20:45, orar ky tepër i përshtatshëm për të mbushur stadiumin.

Sakaq, fituesit e di çifteve do të luajnë në Fadil Vokrri në datën 28 qershor finalen për të kaluar në turin e parë të Ligës së Kampionëve, duke filluar nga ora 20:45. Feronikeli është pretendenti kryesor për të kaluar në turin e parë. /Erjon Allaraj-VipSpot.al/