Një ditë më shumë për Rrahmanin, por në Itali e kanë blinduar deri në vitin 2023

Amir Rrahmani do të duhet të presë edhe një ditë më shumë para se të firmosë zyrtarisht kontratën që e lidh me klubin e Veronës. Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, do të jetë shumë shpejt pjesë e klubit italian për të vazhduar karrierën e tij në një prej kampionateve më të forta në botë, pasi ka bindur drejtuesit në Serisë A për vlerat e tij.

Mendohej se firma do të vinte të martën, por në Verona kanë shtyrë për të mërkurën vizitat e detyrueshme mjekësore, pasi të hidhet firma e zezë në të bardhë. Gjithsesi, palët janë dakord mbi gjithçka dhe sipas mediave italiane, Rrahmani do të nënshkruajë për katër vitet e ardhshme me klubin italian.

Nuk është bërë ende e ditur se cila është shifra që do të përfitojë Dinamo Zagreb nga shitja e mbrojtësit, por ndërkohë edhe në Shqipëri presin përfitime nga ky transferim. Meqenëse Rrahmani ka qenë pjesë e Partizanit për dy vite, të kuqve u takon sipas rregulloreve të FIFA-s të përfitojnë kuotën e formimit të futbollistit. /vipsport.al/