Një aventurë e re për Klevis Dalipin, pas 7 vitesh i jep lamtumirën Partizanit

Klevis Dalipi ka vendosur që të nisë një aventurë të re si trajner larg klubit të Partizanit, pjesë e të cilit ka qenë prej shumë vitesh. Ka qenë pikërisht ish-mesfushori elbasanas ai që ka bërë të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale se aventura e tij te të kuqtë përfundonte këtu.

“Për 7 sezone kam qenë pjesë e strukturës së Partizanit duke e përfaqësuar këtë klub me dinjitet e profesionalizëm. Gjithmonë ka një fund dhe një fillim të ri… Falënderoj familjen Partizani, Presidentin dhe Tifozët”, ishte mesazhi i lamtumirës i Dalipit nga klubi i kuq.

Nga viti 2016, deri në vitin 2018, Dalipi ishte pjesë e stafit teknik të klubit, si asistent-trajner, apo edhe si trajner emergjence në radhët e të kuqve, duke drejtuar disa herë ekipin e parë në periudha “tranzicioni”. Në vitin e fundit ai kaloi si trajner në akademinë e të kuqve, ndërsa tanimë ka vendosur që të vazhdojë karrierën larg klubit kryeqytetas. /vipsport.al/