Ngjitja në Serinë A rrit kërkesat për mesfushorin e Kombëtares, mund të përfundojë sërish në B

Breshia arriti të ngjitet këtë sezon në Serinë A italiane dhe pjesë e saj është edhe mbrojtësi i Kombëtares, Emanuele Ndoj i cili ishte nga më të dalluarit me skuadrën italiane. Mesfushori kuqezi ka rënë në radarët e shumë skuadrave në Itali dhe jo vetëm duke bërë që kërkesat për të të jenë të shumta.

Një nga skuadrat që ka shprehur më shumë interes për të, mbetet Palermo e cila duket se kërkon të sigurojë shërbimet e mesfushorit për të tentuar ngjitjen në Seria A vitin e ardhshëm. Klubi me shumë histori në Itali, renditej këtë sezon në vendet e para por një dënim prej 20 pikësh e uli në mesin e tabelës.

Për të firmosur me Palermon, Ndojt i duhet që të qëndrojë një kategori më poshtë dhe të luajë edhe për një sezon në Seria B duke mos arritur të shijojë Serinë A. Duket një operacion i vështirë pasi Breshia nuk do të humbasë një futbollist të tillë megjithatë gjithçka pritet në vazhdim. /Erjon Allaraj-VipSport.al/