Nga Prishtina vjen kundërpërgjigja, Mirel Josa trajner edhe dy sezone!

Në një foto me presidentin shfaqet sot trajneri i skuadrës së Prishtinës, Mirel Josa. Dje ka qarkulluar lajmi se Mirel Josa mund të mos jetë më trajner te kryeqytetasit dhe vendin e tij mund ta marrë një tjetër trajner nga Shqipërua, Skënder Gega.

Por, është vetë klubi i njohur kosovar që hedh poshtë zërat për një lëvizje në pankinë, e madje sipas tyre,skuadra e Prishtinë se ka trajnerin edhe për dy vitet e ardhshme.

Madje, në klub besojnë dhe sipas tyre, trajneri Mirel Josa gëzon respektin maksimal për punën e mirë dhe rezultatet që ka pasur në pankinën e skuadrës së njohur kosovare që përgatitet për Kupat e Evropës. Ja postimi i klubit sot:

 

E.S./Vipsport.al/