Nga i padëshiruar në pjesë të projektit me trajnerin e ri, një tjetër shans për Silvën te Milani

Klubi Milanit është në pritje të zyrtarizimit të trajnerit të ri. Mes shumë mundësi ai do të jetë Marko Xhampaolo, i cili në sezonin e fundit ishte në drejtimin e Sampdorias. Në varësi të trajnerit, më pas do të zbatohen edhe planet e merkatos.

Ndërkohë, aktualisht në repartin e avancuar të kuqezinjve është shtuar edhe Andre Silva. Portugezi mbylli huazimin te Sevilja dhe u rikthye në Milano, aty ku dështoi të linte shenjën  e tij në sezonin e parë. Megjithatë, nëse Xhampolo merr në dorëzim skuadrën, atëherë luzitani do të jetë pjesë e Milanit, me teknikun që preferon të luajë me dy futbollistë në vijën e sulmit.

Tekniku do të kërkojë të gjejë një mënyrë që Silva dhe Kutrone të funksionojnë së bashku, sigurisht me portugezin pak më të tërhequr duke e lënë polakun më të lirë në zonë. Një ide interesante, e cila nëse aplikohet në mënyrën e duhur mund t’iu shkaktojë telashe cilës do mbrojtje në Itali.

/Egi Çabeli-VipSport.al/