Nga grumbullimi në Elbasan, në kampingun e Ohrit, Kukësi nis fazën intensive

Kukësi ka qenë i grumbulluar këto ditë në qytetin e Elbasanit aty ku edhe ka zhvilluar ndeshje miqësore, të fundit me Laçin, ku u mund 0-2 në stadiumin e rikonstruktuar të Librazhdit.

Por, kuksianët e kanë lënë sot pasdreke Elbasanit dhe janë nisur drejt Ohrit, aty ku do të vijojnë edh enjë fazë përgatitore intensive deri në prag të sfidave të kupave të Europës ku verilindorët do të përballen me Debrecenin.

Në Ohër kuksianet kanë planifikuare dhe 3 miqësore, ndërkohë që pritet ë grupi të përforcohet gjatë qëndrimit aty edhe me kualitete, pasi drejtuesit janë hedhur në sulm, për ta pasur skuadrën sa më solide në Europë ku synohet kalimi i turit.

E.S./Vipsport.al/