Di Indonesia sendiri, olahraga squash sebetulnya sudah dikenal dari perang Dunia ke II berakhir, persisnya pada 1948 angkatan Inggrislah yang dini kali membuat alun- alun squash di Indonesia yang ada di Embong Sawo bandar togel terpercaya. Namun disaat itu, hany opsir yang berada jendral saja yang dapat memainkan olahraga squash. Terlebih sampai tahun 1978 hanya orang asing yang memainkan olahraga squash di Indonesia..

Pada tahun 1981 Indonesia berhasil melangsungkan pertandingan squash bantuan jasa seorang anak bangsa yang sekaligus cikal hendak populernya olahraga squash yakni Bambang Gatot Subroto. Hanya 4 pengda yang teraduk dalam Agen Bola ( Federasi Squash Raket Seluruh Indonesia). Pada tahun 1995 setelah itu terwujud PSI( Federasi Squash Indonesia) dan keberadaannya diakui oleh KONI pusat.

Perkembangan olahraga squash berjalan hingga dikala ini. hampir disetiap pertandingan dari mulai lokal hingga nasional terlebih garis besar olahraga bola88 selalu diikutsertakan. Nah semacam itu asal ide pendek perkembangan olahraga squash yang bisa saya sebarkan mudah- mudahan bermanfaat. Silahkan buka halaman berikutnya bikin materi yang lain.

Nga Gega te stadiumi, derbi dhe merkato. Demi: Karabak i kalueshëm, nuk bëj garë me Gjicin

Presidenti i Partizanit, Gazment Demi, ka dhënë sot një intervistë të gjatë ku ka prekur disa nga pikat kryesore të aktualitetit të klubit të kuq. Numri 1 i kampioneve, në fjalët e tij për Report TV tregoi pritshmërinë që ka nga skuadra në Europë, situatën e krijuar pas largimit të Gegës, por edhe merkaton, duke theksuar se ishte drejtori Rama ai që do të merrej me gjithçka që kishte lidhje me aspektin sportiv të klubit.

Trajneri i ri Franko Lerda, zgjedhja e juaj apo e drejtorit Olsi Rama?
Siç e dini, e ka thënë edhe drejtori, mbas ikjes së Gegës për një problem familjar mbetëm dhe bëmë disa interesime. E morëm italian sepse duam të arrijmë një nivel më lart sepse kuptohet për teknikën dhe të gjitha. Kishim disa trajnerë, por drejtori zgjodhi Franko Lerdën, të cilit unë i kam dhënë besimin e plotë. Mendojmë se do bëjmë një ekip më të mirë se sa e kemi patur në aspektin teknik, rregullit dhe disiplinës.

Shorti në Champions me Karabak, do dëshironit një skuadër tjetër?
Kuptohet që Karabak është një ekip më me eksperiencë se ne. Ka shumë vite kampion i Azerbajxhanit, me kualitete të mira, ka qenë deri në grupet e ‘Champions League’. Gjithsesi unë nuk kisha pretendim për ndonjë ekip tjetër sepse tek e fundit 11 me 11 luajmë. Unë kam besim te ekipi im, te stafi im, te drejtori. Me disa përforcime që do bëjmë besoj se është i kalueshëm.

Kompleksi i Partizanit. Gjici ka thënë se stadiumi i Kukësit do përfundojë më shpejt…
Nuk e di çfarë ka thënë presidenti Gjici sepse atij stadiumin ia bën bashkia dhe federata. Ne si Partizanin po e bëjmë vetë. Unë nuk jam në garë se çfarë bën Gjici, unë shpresoj që ta mbaroj sa më shpejt.

Ka ndonjë datë se kur do të rinisin punimet?
Shpresoj shumë që kampionatin ta nisim te ky ministadiumi jonë.

Përse u largua trajneri Gega? Thuhet për arsye personale, por këto ditë ai është parë në Shqipëri…
Trajnerin Gega e uroj për fitoren e titullit. Ka qenë një trajner i respektuar. Gegën e kam sjellë unë te Partizani. Kjo është hera e parë dhe e vetme që unë sjell trajner te Partizani. Kemi dhënë dorën si burrat dhe ka ardhur pa kontratë te Partizani. Pas disa muajsh me drejtorin Rama pa më thënë mua bënë kontratën. Që të jemi korrekt ajo kontratë u bë me të gjitha kushtet që donte Gega.  Më ka ardhur një ditë të bukur, mbasi ka folur me drejtorin, për një problem familjar. I kam dhënë dorën dhe i kam thënë familja është mbi të gjitha. Kështu që ka qenë një ndarje xhentëlmenësh. Ka patur vetëm një problem familjar, asnjë prapaskenë tjetër unë nuk e di të ketë. E dija që ka ikur në Amerikë, ju po thoni që është këtu, nuk kam informacion. Megjithatë unë i uroj fat dhe gjithë të mirat. Nëse ikën në një skuadër tjetër pastë fat dhe ishalla mos të ketë ato problemet që më tha mua.

Tirana shumë aktive në merkato. Ka marrë dy lojtarë të Partizanit. Mendoni se do ndryshojë historia në derbi? Keni thënë që nuk fitojnë sa të jem unë president…
Tani, derbi dihet që është derbi. Unë i pari po gëzohem shumë që Tirana po përforcohet. Tek e fundit këto dy ekipe kanë qenë vlera e shumë viteve në kampionatit shqiptar. Me oshilacionet e të dyjave, sepse Partizani ka patur të vetat dhe gjithashtu edhe Tirana. Për lojtarët që ka marrë nuk kam informacion sepse unë nuk i ndjek skuadrat e tjera. Derbi do të jetë prapë derbi, të treja rezultatet janë brenda, por besoj se ne do të jemi gjithmonë më të fortë.

Për merkaton flitet se do të afrohet Balaj dhe Ramadani…
Në informacionin tim, sepse me këtë punë merret drejtori, e ka ekskluzive, e ka marrë vetë përsipër. Shpresoj se do sjellë lojtarë shumë të mirë, të cilët besoj se do bëjnë diferencën. Është në punë çdo ditë për të sjellë lojtarë cilësorë, siç e dinë të gjithë nuk është e lehtë sepse dihet opinioni për Shqipërinë, megjithatë jemi në rrugë të mbarë. Për dy prurjet nga kampionati shqiptar flitet se janë lojtarë shumë cilësorë. Si Melo ashtu edhe ish-lojtari jonë që luante te Teuta (Hakaj). Drejtori është shumë entuziast për të sjellë disa prurje shumë serioze dhe shumë të forta. /vipsport.al/